Telegrafi

Getoar Selimi një befasi magjike për nusen e tij (Foto)

Për Marinën dhe Getin sot (e mërkurë) ka qenë vërtet një ditë e veçantë.

Kjo pasi, bukuroshja e Top Channel, Marina Vjollca feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Lexo po ashtu Geti e uron në mënyrë romantike Marinën për ditëlindje: Urime nusja ime, do plakemi bashkë (Foto)

Geti u kujdes që në minutat e parë të datës 17 të publikojë një urim shumë special në rrjetin social Instagram.

Në një fotografi që ai publikoi, shfaqej shumë i lumtur pranë Marinës, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruante: “Urime nusja ime, do plakemi bashkë”.

E pikërisht për nusen e tij, ai kishte përgatitur edhe një befasi shumë të veçantë sot.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shaqiptare

Geti i dhuroi Marinës gjatë ditës së sotme një tortë të madhe në formën e shkronjës “M” të zbukuruar me krahët e engjëllit.

Gjatë ditës së sotme, Marina ka pranuar dhurata edhe nga miqtë dhe familjarët e tjerë, në veçanti nga motra e saj e vogël, Luana. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Pas urimit të Getit, vjen urimi emocional i Luanës për Marinën (Foto)
Kjo është torta që Geti i bëri dhuratë Marinës për ditëlindje.