Janë një nga çiftet më të dashur të ekranit dhe tashmë janë duke shijuar pushimet e gjata së bashku.
Reperi Getoar Selimi dhe partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca aktualisht gjenden në Miami, kurse qëndruan kohë më parë edhe në Meksikë, një nga destinacionet e tyre të preferuara. Shohim se në rrjete sociale ata publikojnë shumë foto nga pushimet si në çift ashtu edhe veç.
Por, duket se është Marina ajo që i adhuron më shumë fotot, duke e kthyer dashur ose pa dashur Getin në fotografin e saj personal.
Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur ata vizituan Dubain dhe ende nuk e kishin zbuluar publikisht lidhjen e tyre.
Më poshtë shikoni copëza nga sesioni më i fundit i realizuar nga superylli i hip hopit, Getoar Selimi. /Telegrafi/