Coronavirusi tashmë është kryefjala e ditës jo vetëm në kosovë e Shqipëri, por mbarë globin.
Qeveria e Kosovës ditëve të fundit dha urdhër për pezullimin shkollave dhe anulimin e aktiviteteve që përfshijnë shumë njerëz, teksa deri më tani janë dy të dianostikuar me virusin COVD-19 në Kosovë.
Lidhur mesituatën alarmante, reagime po ka edhe nga figurat publike, shumë prej të cilëve po kujdeset që t’i ndërgjegjësojnë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, teksa ka edhe nga ata që po bëjnë reagime.
I tillë është reperi Getoar Selimi, i cili mbrëmjen e së premtes thumboi me një shkrim në InstaStory ku tha se janë shndërruar në trend fotografitë me maskë.
“Për momentin është ‘in’ fotografia me maskë”, ishin fjalët e reperit nga Prishtina, i cili nuk u ndal me kaq.
Në postin paues, Geti tha se ngelet i befasuar nga frustrimi i shqiptarëve në raste të tilla urgjence, duke u munduar të tregohet secili ekspert i çështjes.
“Më kënaqin shqiptarët, kur kemi kësi reaste krejt shndërrohen në ekspert”, shkroi reperi në Instastory.
Ndërkohë në Shqipëri, që është vendbanimi aktual i reperit Getoar Selimi, numri i të infektuarve ka shkuar në 33, një prej të cilëve ka qenë me pasoja fatale. /Telegrafi/