Getoar Selimi është pa diskutim një prej reperëve më të pëlqyer të estradës shqiptare.
Ai është shumë aktiv në koncerte, ndërsa nuk mungon asnjëherë edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore.
Geti është shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me ta fotografi të ndryshme nga jeta e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një imazh, përmes së cilit thumbon personat që e urrejnë.
“Kur personat që ti nuk i njeh të urrejnë, kjo është kur ti je më i miri”, shkruhet në fotografinë që Geti ka ndarë me fansat.
Ndërsa në imazhin e radhës, ai publikon një tjetër shkrim në të cilin citohet: “Urrejtësit, njerëzit që në fshehtësi dëshirojnë të jenë ju”.
Mesa duket, reperi ka vendosur që këtë herë të japë një mesazh ndryshe për ata persona që nuk e kanë qejf. /Telegrafi/