Dyshja e njohur, Getoar Selimi dhe Stine, janë ndër më të popullarizuarit në estradën shqiptare.
Artistët së fundmi kanë vendosur që të bashkojnë forcat, për të sjell një duet për fansat e tyre.
Kjo është bërë e ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram, ku patën rastin që të ndajnë sekuenca nga projekti i ri.
“Andiamo” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Bigdeals Records.
Për tekstin melodinë kanë punuar vet artistët, kurse miksimi dhe masterizimi i është besuar Nome Entertainment.
Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, kënga ka filluar menjëherë të pëlqehet. /Telegrafi/