Site icon Telegrafi

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca nisin pushimet luksoze

Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar së fundmi bashkëpunimin më të ri me reperin Majk, këngën “Paris Milano”, e cila është pritur mirë nga fansat e dyshes.

Pas një pune të madhe të bërë për këtë projekt, reperi Getoar Selimi ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca, kanë publikuar imazhe në rrjetet sociale, ku kanë shfaqur momentet e ëmbla që po kalojnë së bashku.

Marina duket se po e shijon më së miri plazhin pas një sezone të suksesshme në TV Klan.

Foto: Marina Vjollca/InstaStory

Çifti nuk kanë bërë të ditur destinacionin se ku po kalojnë pushimet, megjithatë duket se po kënaqen shumë.

Geti ka publikuar në Instagram një fotografi mes ngjyrash, në prapavijën e së cilës vërehet një panoramë e bukur.

Përndryshe, Marina dhe Geti u martuan në shtator të vitit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version