Telegrafi

Getoar Selimi dhe Majk publikojnë këngën “Zhytem (Je t’aim)”

Getoar Selimi dhe Majk (Foto: Youtube/Babastarschannel)

Rep-artistët e njohur, Getoar Selimi dhe Majk, gjatë ditës së sotme (e martë) kanë publikuar këngën e re.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ku dyshja kanë ndarë sekuenca të shkurtra.

“Zhytem (Je t’aim) titullohet projekti i dyshes, që erdhi me një frymë mjaft verore tek të gjitha fansat e tyre.

Për instrumentalin e kësaj këngë është përkujdesur Big Deal Records, ndërsa teksti është shkruar nga vetë reperët.

Me veshje ekstravagante dhe pamje në natyrë, dyshja janë shfaqur mjaft tërheqës, e që të gjithë këtë e ka realizuar Entermedia.

Getoar dhe Majk njihen në estradë për bashkëpunime të shumta të tyre, ndërsa deri më tani ata numërojnë pesë prej tyre. /Telegrafi/