Telegrafi

Getinjo vjen si “Helem” në projektin e ri, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)

Reperi i njohur Getinjo shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri, njëkohësisht të parin për vitin 2017.

“Helem” mban titullin kënga e tij më e re e punuar nga producentët Zzap dhe Chriss, tekstin e së cilës e ka shkruar vet reperi.

Në një prononcim për Telegrafin, reperi ka treguar detajet e këtij, projekti  i cili do të jetë pak më i veçantë se herët e tjera.

“Kemi punuar rreth një muaj në këtë projekt, ideja ka lindur spontanisht dhe në përgjithësi nuk kemi pasur shumë mundim gjatë realizimit”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur për tematikën e këngës, dhe titullin interesant që ka vendosur t’ia lë, Getinjo u përgjigj: “Arsyeja pse kam vendosur t’ia lë emrin ‘Helem’ këngës së re, është sepse jam helm për ata që më kanë inati, nëse më pijnë vdesin (qesh)”.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, për të cilin reperi rrëfen se ka udhëtuar jashtë shtetit, dhe do të jetë paksa më eksplicit se herët e tjera.

“Klipi është xhiruar në Gjermani nga produksioni ‘Simphonie’. Të gjithë dëgjuesit besoj se do kënaqen, njashtu ata që do të shohin klipin, për arsye se do të përmbajë disa skena të nxehta”, përfundoi reperi.

Telegrafi ka siguruar disa imazhe ekskluzive nga klipi “Helem”, i cili në pamjet e para duket se do të jetë vërtet ‘i nxehtë’. /Telegrafi/

Getinjo me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri “Helem”.