Reperi i njohur Getinjo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell projektin e tij më të ri muzikor “Mucho Dinero”.
Kjo nuk është hera e parë që reperi i kushton këngë parasë, pasi edhe vitin e kaluar, Getinjo publikoi një projekt të ngjashëm titulluar “O moj pare”.
I njëjti është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tiij e përditshme.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në SnaPChat, ku shfaqet duke djegur disa kartmonedha dollarëshe.
Nuk dihet nëse kjo video ka qenë inspirim për të pasyqruar një nga skenat e klipit të tij më të ri, por gjithsesi nuk dha një imazh shumë të këndshëm te fansat.
Përndryshe, kënga e tij e re pritet të publikohet në fund të këtij muaji, ndërsa përmes Instagram, reperi i ka njoftuar fansat me disa prej skenave të klipit. /Telegrafi/