Reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Getinjo, është i ndjekur nga një masë e madhe njerëzish në rrjetet sociale.
Ai ndan me ndjekësit thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet e tij muzikore.
Teksa në të shumtën e rasteve promovon këngët e tij të reja apo koncertet, kësaj radhe ai vendosi të tregojë një tjetër anë të talentit të tij.
Bëhet fjalë për aftësitë në të luajtur në instrumentin e njohur popullor, çifteli.
Në videon e ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory, Getinjo shihet plot zemër teksa luan ritmet e këngës “Në një portokalle moj”.
“Mirëmëngjes me ndjenja shqiptare”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e kësaj videoje.
Ndërkohë, ai është duke punuar në disa projekte tjera, gjersa aktualisht po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit të tij, “Selfmade”. /Telegrafi/