Site icon Telegrafi

Getinjo thumbon reperet femra të estradës?

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur Getinjo ka shprehur edhe reagimet apo indinjatën e tij lidhur me ndonjë çështje.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një postim, ku ka shkruar: “Më lujten repere e hajt”.

Foto: Getinjo/InstaStory

Me këtë deklaratë ai sikur la të kuptohet se ky ishte një thumb ndaj repereve femra në estradë, numri i të cilave është rritur shumë kohëve të fundit.

Kujtojmë që këtë status, reperi nga Ferizaji e publikoi vetëm pak orë pasi reperja e re Melinda Ademi, publikoi këngën e saj më të re “Çifteli”, e cila u prit mirë nga fansat.

Lexo po ashtu Jo me 'diss' apo dedikim, Melinda vjen ndryshe me këngën e re "Çifteli"

Megjithatë deklarata në fjalë në një anë tjetër mund të merret edhe si kompliment, pasi reperi nuk e ka sqaruar tërësisht mënyrën se si e ka shprehur deklaratën në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version