Ditën e djeshme (31 tetor) është shënuar festa e Halloweenit.
Në natën më të frikshme të vitit pati transformime të ndryshme nga disa yje të showbizit shqiptar.
Megjithatë, një ‘thumb’ në lidhje me këtë e ka bërë edhe reperi i njohur Getinjo.
Ai ka bërë një postim në InstaStory duke thënë se disa repera mund të vishen si repera për Halloween.
“Disa repera munden me u vesh si repera pasi Halloween. Shfrytëzone rastin hehe”, ka shkruar ai.
Në këtë natë transformimet nuk munguan nga Nita Latifi, Melinda Ademi e reperja Yanina.
Kostume të veçanta e mjaft tërheqëse kanë sjell edhe disa personazhe të Hollywoodit. /Telegrafi/