Site icon Telegrafi

Getinjo thotë se nuk e vëren rritjen e çmimit të derivateve: Më shumë pi cigare se sa që e mbush me naftë veturën

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e tij personale dhe profesionale, duke treguar edhe detaje që publiku nuk i ka ditur më parë.

Reperi nga Ferizaj nuk i shpëtoi edhe pyetjes për rritjen e çmimeve të derivateve – se nëse ka ndikuar apo jo kjo në jetën e tij.

Foto: Getinjo/Instagram

Dhe përgjigja e tij ishte befasuese, duke thënë se nuk e ka vërejtur çmimin në rritje të naftës, ani pse bën një jetë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Nuk e marr vesh rritjen e çmimeve, pasi unë cigare blej më shumë se sa që i qes naftë veturës”, ka thënë Getinjo.

Lexo po ashtu Getinjo ironizon me rritjen e çmimeve: Gjithë ditën rrinë nëpër kafene, e ankohen për naftën dhe benzinën

Reperi i hitit “Tony Montana” kishte bërë bujë në media pak muaj më parë, kur kishte shkruar publikisht në një status që shqiptarët e Kosovës nuk duhet të ankohen për rritje çmimesh, pasi pavarësisht inflacionit, ata nuk po kursejnë sa duhet por po “rrinë në kafene”

Kjo mjaftoi që ai të marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, me fansa të shumtë që ia kanë rikujtuar se duhet të mendojë edhe për statusin social të të tjerëve dh jo vetëm atë të vetvetes. /Telegrafi/

Exit mobile version