Site icon Telegrafi

Getinjo thotë se Neymar e kopjoi për Halloween (Foto)

Duket se vetëbesimi i yjeve të estradës kohëve të fundit është rritur në nivele të larta.

Ishte Getinjo ai që lansoi së fundmi projektin “Mucho Dinero” ku shfaqet si personazhi “Joker”.

Reperi Getinjo në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Mucho dinero”. Burimi i fotos: Instagram

Megjithatë, edhe Neymar e përdori të njëjtën dukje për Halloween dhe një nga futbollistët më të mirë në botë duket se bëri nervoz reperin shqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

Getinjo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku ka shprehur indinjatën e tij për këtë “kopje”.

“Qysh po kopjojnë be nonën”, ka shkruar Getinjo në këtë postim.

Reperi nuk dihet nëse e pati seriozisht, ose ka bërë shaka, por natyrisht se Neymar nuk ka pasur gjasa që ta kopjojë nga se nuk ka mundësi ta njohë reperin shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=0AUSG-bysOM

Getinjo njihet për këngët e tij “Tony Montana” dhe “Sexy”. /Telegrafi/

Exit mobile version