Site icon Telegrafi

Getinjo takohet me Çun Lajçin: Respekt gjithë jetën për veprat artistike që do të jetojnë përgjithmonë me njerëzit

Foto: Facebook

Reperi nga Ferizaj, Getinjo, sot (e shtunë) është takuar me aktorin e mirënjohur, Çun Lajçi.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ai thotë se ishte një nder i madh takimi me artistin shqiptar, duke i uruar shëndet të plotë.

“Pata nderin që të takova o Çun Lajçi, vetë shpirti i artistit. I mora librin me titull ‘Jetimi’ dhe do ta lexoj me plot qejf”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Getinjo reagon për liberalizimin e vizave: Urime qytetarë të Kosovës

“Paç shëndet dhe vullnet. Respekt gjithë jetën për veprat artistike që do të jetojnë përgjithmonë me njerëzit”, vazhdoi tutje artisti.

Getoar Aliu (emri i vërtetë) ka qenë mjaft i komentuar këtë periudhë për paraqitjen në Big Brother VIP Kosova.

Lajçi nga ana tjetër po vazhdon punën e tij, promovimin e veprave nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version