Reperi i njohur Getinjo të mërkurën publikon projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Helem”.
Në një prononcim për Telegrafin, ai u rrëfye se kënga do të jetë mjaft e përshtatshme për veshin e publikut, teksa edhe klipi do të jetë pak më eksplicit.
Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke puthur kofshët e e një vajze, e cila do të jetë protagoniste në klipin e tij të ri.
“Helem” është punuar me muzikë nga Zzap dhe Chriss, tekstin e ka shkruar vet reperi, ndërsa klipi është duke u punuar nga produksioni gjerman ‘Simphonie’. /Telegrafi/