Një projekt i ri muzikor së shpejti po vjen edhe nga reperi ferizajas, Getinjo.
Kjo u bë e ditur nga vetë reperi përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram. Për të gjithë fansat e tij, Getinjo ka ndarë një insert të shkurtër të këngës teksa falënderon bashkëpunëtorët e këtij projekti.
“Së shpejti”, është mbishkrimi i videos, ku duket se këngën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Reperi këtë vit ka qenë tejet i angazhuar në muzikë, madje nuk ka lënë anash as koncertet me vëllanë, Mozzik dhe kunatën e tij, Loredana Zefin.
“Selfmade” titullohet kënga e fundit e lansuar nga 28 vjeçari, në të cilën flet për rrugëtimin dhe vështirësitë që ka hasur në karrierë.
Ndërkaq, në vazhdim presim të shohim se çfarë ka përgatitur Getinjo për fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/