Telegrafi

Getinjo sjell këngën e re “Sillet”

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur Getinjo, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në orët e para pas mesnatës të së mërkurës.

Kënga është e zhanrit hip-hop dhe RnB, gjersa është realizuar nga studio “2 Euro Music” dhe DJ Money.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është vet Getinjo.

Foto: Getinjo/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili e sjell në një performancë mjaft të thjeshtë dhe spontane reperin.

Përgjatë gjithë klipit, në video shfaqen edhe titrat e tekstit, duke e bërë edhe më interesant këtë projekt muzikor.

Lexo po ashtu Getinjo 'godet' politikanët: Ne nuk e degjenerojmë shtetin, por ju e keni bërë

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “N’PIK Creative”.

Foto: Getinjo/YouTube

Getinjo përndryshe ka paralajmëruar se vazhdimisht do të sjellë projekte muzikore, gjersa nuk do të mungojë edhe në koncerte.

Ndërkohë të premten, edhe vëllai i tij Mozzik me partneren e tij, Loredanën, do të publikojnë këngën e re. /Telegrafi/