Telegrafi

Getinjo së shpejti me këngë të re, sjell një pjesë të saj

Getinjo (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, siç shihet është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

Përmes videos së publikuar, ai sjell një fragment të shkurtër të këngës së re, e cila pritet të publikohet në muajin nëntor.

“20 nëntor kënga e re Unë”, ka shkruar krahas videos ai, derisa shfaqet duke kënduar një pjesë të saj, që padyshim se është duke u punuar në labelin e tij dhe Mozzik “2Euro Gang”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

Fansat e tij duket se mezi po e presin rikthimin e reperit, pasi në këtë video mori komente të shumta.

Nga ana tjetër, Mozzik dhe Getinjo janë kthyer sërish në vendlindjen e tyre – Ferizaj, për të vazhduar karrierën muzikore megjithëse këto kohë qëndruan në Gjermani.

Të njëjtit po ashtu gjatë gjithë verës ishin të angazhuar me turneun e tyre të koncerteve jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Evropë. /Telegrafi/