Telegrafi

Getinjo: Sa poezia e sa lotët fals, ne si shoqëri pas një jave bëjmë shaka me këtë tragjedi

Rasti famëkeq i vrasjes së një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike Obstetrike, ka shokuar mbarë opinionin.

Në Prishtinë u zhvilluan protesta lidhur me mbrojtjen e të drejtave të grave, gjersa edhe në rrjetet sociale reagimet ishin të shumta.

Reperi Getinjo në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka quajtur shoqërinë e vendit tonë “false” dhe duke thënë se reagimet e tilla do të shndërrohen së shpejti në ‘meme’.

Foto: Getinjo/Instagram

“Këqyre tash sa poezia sa shkrimi me lot false për cepren e vrasjes së gruas shtatzënë! O falsa jemi ne o shokë, ne si shoqëri pas një jave bëjmë ‘meme (shaka)’ me këtë tragjedi! Kësi jemi ne! Na ka hipnotizuar interneti e kemi harruar realitetin edhe të drejtën e jetesës! Zoti qoftë me juve”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Foto: InstaStory

I njëjti gjatë ditës ka shkruar edhe një reagim mbi ngjarjen makabre, gjersa ka thënë se jo të gjithë meshkujt duhet të “futen në një thes”. /Telegrafi/