Telegrafi

Getinjo publikon pamjet e veturës me të cilën u aksidentua

Foto: Instagram

Ditën e djeshme (e hënë) u raportua që vëllezërit e njohur, Getinjo dhe Mozzik, u përfshinë në një aksident trafiku.

Siç u tha, aksidenti ndodhi në Ferizaj dhe pati vetëm dëmtime materiale.

Reperët shqiptarë duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi Getoar Aliu (emri i vërtetë) ka konfirmuar raportimet duke publikuar pamje të makinës së aksidentuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vetura e tipit Mercedes Brabus shihet se është dëmtuar në pjesën e pasme.

“Për mësysh”, ka shkruar ai.

Të njëjtit ndërkohë po vazhdojnë me angazhimet e tyre në muzikë, marrë parasysh që janë shumë të pëlqyer në tregun shqiptar. /Telegrafi/