Reperi Getinjo ka rënë mjaft shpesh në sy për postimet e tij kontraverse në rrjetet sociale.
Ndonëse në të shumtën e rasteve kritikohet, duket se kjo nuk përbën edhe shumë problem për 26 vjeçarin, i cili është shumë i ndjekur nga fansat.
Së fundmi, ai ka publikuar një kolazh fotografish në llogarinë personale në Instagram, të cilat pasi bashkohen formojnë një imazh të turpshëm të reperit në versionin e animacionit.
Në këtë imazh reperi shfaqet në poltronin e mbretit, teksa bën një gjest të turpshëm duke prekur me dorë pjesën intime.
Këto imazhe kanë marrë komente negative nga ndjekësit, por nuk kanë munguar edhe pëlqimet nga fansat e tij të zjarrtë. /Telegrafi/