Telegrafi

Getinjo publikon këngën “Rash”, xhiron klipin në vetizolim

Këngëtarët e estradës shqiptare nuk po ndalojnë duke punuar në realizimin e projekteve të tyre muzikore. Për shkak të izolimit, kundër përhapjes së pandemisë coronavirus, shumë gjëra po rezultojnë të jenë të parealizueshme.

Kështu të paktën po reflektojnë këngëtarët, pasi që shumica e tyre po publikojnë këngët me videotekst meqë realizimi i një klipi është pothuajse e pamundur. Reperi Getinjo i ka treguar më së miri këto vështirësi në xhirimet e këngës më të fundit, të cilat i ka realizuar në shtëpinë e tij.

“Rash” titullohet kënga e tij më e re, të cilën e ka bërë publike përmes rrjetit social Instagram e më pas edhe në platformat e tjera digjitale.

 

Temat të cilat i trajton Getinjo në këngë kanë të bëjnë kryesisht me virusin vdekjeprurës, karantinën, dhe pasi të përfundojë gjendja alarmante, e që me të gjitha këto i referohet gjinisë femërore.

Teksa interpreton këngën e re, ai xhiron veten me një telefon teksa shëtit nga dhoma  në dhomë me rroba të ndryshme. Projekti muzikor tashmë ka filluar të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/