Telegrafi

Getinjo publikon këngën “P9” me tekst eksplicit

Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Getinjo, njihet për tekstet e stërholluara në projektet e tij.

Që nga paraqitja e tij e parë, ai ka arritur të krijojë një audiencë specifike, të cilët vazhdimisht e dëgjojnë dhe kërkojnë më shumë këngë nga ai.

Edhe gjatë pandemisë coronavirus, Getinjo ka publikuar dy këngë, njërën prej tyre me klip, ndërsa tjetrën me video tekst.

Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme (e martë), përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.

“P9” titullohet kënga, e cila përmban tekst eksplicit, që më shumë përçon mesazh tek gjinia mashkullore.

Për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti dhe njëherësh DJ, Money, kurse tekstin e ka shkruar vetë reperi.

Në klip ai është shfaqur me një veshje të veçantë, teksa shihet me disa kukulla plastike përreth, ku për një paraqitje të tillë është përkujdesur Bresher Studios.

Theksojmë se adhuruesit e muzikës së tij e kanë pritur mjaft mirë këngën, ndërsa menjëherë kanë filluar klikimet në platformën YouTube. /Telegrafi/