Telegrafi

Getinjo publikon këngën e re “Une”

Getinjo në klipin e ri (Foto: YouTube)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

Kjo këngë mban titullin “Une”, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, e shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Klipi po ashtu është mjaft i veçantë, me protagonistë të ndryshëm, të cilët përshkruajnë jetën dhe si është të jesh vetvetja, duke përcjellur mesazhe mjaft domethënëse tek audienca.

Getinjo në klipin e ri (Foto: Instagram)

Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë DJ Money, kurse për instrumentalin është përkujdesur Plis Beats.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

Në ndërkohë, videoklipi i është besuar N’PIK Creative dhe i gjithë ky projekt u punua në studion e Mozzik dhe Getinjos “2Euro Music”.

Këta të fundit janë kthyer tërësisht në Kosovë, për të vazhduar karrierën e tyre muzikore dhe momentalisht janë ndër më të pëlqyerit në estradë. /Telegrafi/