Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.
Kjo këngë mban titullin “Une”, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, e shoqëruar me një video mjaft atraktive.
Klipi po ashtu është mjaft i veçantë, me protagonistë të ndryshëm, të cilët përshkruajnë jetën dhe si është të jesh vetvetja, duke përcjellur mesazhe mjaft domethënëse tek audienca.
Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë DJ Money, kurse për instrumentalin është përkujdesur Plis Beats.
Në ndërkohë, videoklipi i është besuar N’PIK Creative dhe i gjithë ky projekt u punua në studion e Mozzik dhe Getinjos “2Euro Music”.
Këta të fundit janë kthyer tërësisht në Kosovë, për të vazhduar karrierën e tyre muzikore dhe momentalisht janë ndër më të pëlqyerit në estradë. /Telegrafi/