Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka prezantuar për fansat këngën e tij më të re.
“S’ka shpesh” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar në studion 2 Euro Music.
Instrumentali i këngës është punuar nga Plis Beats, gjersa tekstin e ka shkruar vet Getinjo.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, pa video-klip.
Për prezantimin e këngës “S’ka shpesh”, reperi ferizajas ka përzgjedhur në audio-këngën e publikuar në YouTube, si imazh personazhin e famshëm nga filmat e animuar, Bart Simpson.
Getinjo përndryshe si të gjithë kolegët e tij ka ndërprerë të gjitha koncertet, teksa këtë kohë izolimi po e shfrytëzon për punimin e këgnëve të reja. /Telegrafi/