Telegrafi

Getinjo publikon këngën e re “Krejt”

Reperi i njohur Getinjo, ka publikuar për fansat këngën e tij më të re, “Krejt”.

Kjo këngë është punuar në studion më të re të reperit “2 Euro Music”, ndërsa edhe tekstin e këngës e ka shkruar vet.

“Krejt” ka një përmbajtje pak më të rëndë, dhe është publikuar pa censuruar në YouTube.

Projekti nuk është finalizuar me klip, por është publikuar në kanalin YouTube, në versionin video me tekst.

Kënga është pritur mirë nga publiku, pasi vetëm në pak orë pas lansimit ka arritur të grumbullojë shifra të larta klikimesh.

Ndërkohë, reperi ka paralajmëruar se në muajt në vazhdim do të publikojë edhe shumë projekte të reja.

Kujtojmë që pak javë më parë, ai publikoi edhe këngën “50” me klip, e cila u pritë mirë nga fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/