Telegrafi

Getinjo publikon këngën e re “Daddy”

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka publlikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzokor.

“Daddy” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ppublikuar në YouTube me një klip të animuar.

Kënga është ritmike, teksa për muzikën dhe instrumentalin janë kujdesur XXL Records.

Foto: Getinjo/Instagram

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi, ashtu siç bën tashmë në çdo këngë tjetër të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e këtij projekti muzikor i është besuar produksionit Visual CR.

Getinjo është mjaft aktiv në aspektin e prurjeve të këngëve të reja, ndërsa nuk mungon edhe nëpër koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/