Tashmë është bërë zakon që projektet para se të publikohen të shpërndahen fillimisht përmes mediave sociale, e më pas edhe në rrjetin e shpërndarjes së videove, YouTube.
Kjo së fundmi ka ndodhur edhe me këngët e reperit Getinjo, të cilat janë lansuar në platforma muzikore pa miratimin e autorit.
Marrë parasysh këto, 29-vjeçari vendosi që mbrëmë të publikoi këtë këngë në versionin audio, të shoqëruar me një video mjaft atraktive.
Kënga e tij është punuar në “2Euro Gang” – studion e Getinjos dhe Mozzikut, teksa për instrumentalin janë përkujdesur Celaya Drums dhe Dj Money.
Besohet se projekti do të mirëpritet nga publiku, megjithëse reagimet e para të fansave janë tejet pozitive.
Pas rikthimit në trojet shqiptare, Getinjo po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/