Site icon Telegrafi

Getinjo publikon ‘freestyle’ të ri në rrjete sociale

Getinjo Foto: Instagram/getinjo

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Getinjo, njihet për veçantinë në projektet e tij.

Për vite me radhë, ai ka dëshmuar se ka talent, teksa dëgjohet nga një pjesë e madhe e audiencës.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një ‘freestyle’ të ri.

“Sot vet ia vëmë çelësin”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Derisa thoshte vargjet e shkruara, Getinjo është parë i veshur plot stil, me një bluzë të ngjyrës së gjelbër.

Derisa po mban të azhurnuar fansat, “El Chapo” është projekti tij i fundit, në bashkëpunim me Mozzik. /Telegrafi/

Exit mobile version