Telegrafi

Getinjo publikon fotografi nga fëmijëria: Vetëm në këtë moshë je i lumtur

Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Getinjo është njëri nga rep-artistët shqiptarë që vazhdon të qëndrojë në skenën muzikore për vite me radhë.

Përpos prurjeve të reja të projekteve muzikore, ai është aktiv edhe në rrjete sociale duke publikuar te reja nga jeta e tij personale e private.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka ndarë së bashku me fansat e tij një imazh nga fëmijëria.

“Vetëm në këtë moshë je i lumtur 100 për qind”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Por, Getinjo përpos kësaj ka publikuar edhe një tjetër imazh, ku shfaqet së bashku me disa miq, përfshirë edhe vëllanë e tij, Mozzik.

Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Ndërkaq, gjatë pandemisë coronavirus, ai ka publikuar dy projekte muzikore, “Rash” dhe “Baby Baby”. /Telegrafi/