Reperi i njohur, Getinjo, herë pas here rrëmben vëmendjen e fansave përmes postimeve të tij në rrjetet sociale.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me fotografinë e fundit, që ai ka publikuar në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh, ku ai shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa pranë tij në shtratin e hotelit ndodhen edhe dy femra.
Vajzat në fjalë shihen të veshura në mënyrë provokuese, teksa edhe gjestet që bëjnë me njëra-tjetrën duken të tilla.
“Ato thonë: a mund të bëhesh ti babai ynë?”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Një skenë të ngjashme si kjo në fotografi, kemi pasur rastin të shohim në dy klipet shumë të shikuara të reperit: “Monster” dhe “Lavire”. /Telegrafi/