Telegrafi

Getinjo publikon fotografi duke u falur: Nëse jeta të ka lodhur e je mërzit, falu dhe kërko ndihmë

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, tashmë dihet se është një praktikues i madh i fesë islame.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe herë pas here ndan mesazhe e gjëra nga përditshmëria.

Artisti shqiptar ka publikuar një moment të veçantë me fansat, atë duke u falur.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç tjerash, krijuesi i hitit “Sillet” ka përcjell edhe një mesazh motivues për të gjithë ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

“Falu. Nëse do me të falë krijuesi, Allahu, më fal që po publikoj çaste të namazit, se veç për hir të Allahut falem”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

“Po ndoshta dikush më njeh ndoshta merr pak mësim, inspirim edhe nëse jeta të ka lodhur e je mërzit, falu, kërko ndihmë, kërko falje, kërko shpëtim dhe shëndet”, vazhdon reperi.

I njëjti këtë kohë ka bërë një tërheqje nga muzika dhe koncertet. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram