Telegrafi

Getinjo publikon fotografi me CBD: Stop drogës

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Ai ka rrëfyer shpesh të kaluarën duke u treguar fansave edhe për disa gabime që ka bërë në jetë.

Megjithatë, këngëtari nga Ferizaji së fundmi ka ndarë një postim ku shfaqet me disa qese të mëdha me CBD (kanabidioli).

I njëjti në përshkrim ka dërguar një mesazh duke thënë që të ndalojnë përdorimin e drogës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getinjo

“Stop drogës. Kjo është CBD”, ka shkruar ai.

CBD apo kanabidioli (CBD) është një përbërës që gjendet në marijuanë.

Veç tjerash, në këtë postim shihet dhe një sasi e madhe e parave, ndërkohë që ky imazh u realizua në Zvicër. /Telegrafi/