Telegrafi

Getinjo publikon bisedën në SnapChat kur haptazi e refuzon një femër

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer nga fansat për këngët e tij.

Ai dhe vëllai i tij, reperi Mozzik, paralajmëruan se këtë verë nuk do të jenë aktivë me koncerte, ndërsa nuk do të mungojnë në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Getinjo është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh merr komente dhe mesazhe të ndryshme nga fansat.

Por një nga komentet më të çuditshme, duket se së fundmi reperi e ka pranuar nga një femër.

Bëhet fjalë për një vajzë, të cilën mesa duket Getinjos nuk ia rrëmben dot vëmendjen, edhe pse i shkruan shpesh.

Madje reperi vendosi ta publikojë gjithë bisedën në InstaStory, duke treguar se si e refuzon vajzën, e cila i shkruajti.

Kjo fotografi e publikuar në rrjetin social SnapChat, ka ngjarë shumë polemika dhe të qeshura te ndjekësit e tij. /Telegrafi/

Foto: Getinjo/SnapChat