Telegrafi

Getinjo provon sfidën më të re “Bottle Cup Challenge”, hap kapakun e shishes me shqelm

Foto: Getinjo/Instagram

Tashmë thuajse çdo verë është bërë zakon që në rrjetet sociale të qarkullojnë sfida të ndryshme, të cilat vënë në provë adhuruesit e rrjeteve sociale.

Teksa vitin e kaluar kishim “Kiki Challenge”, sivjet në trend është “Bottle Cup Challenge”.

Kjo stafetë i sfidon njerëzit që të hapin kapakun e një shisheje, në formë ndryshe nga e zakonshmja.

Ndër të parët nga estrada shqiptare që ka provuar këtë sfidë është reepri i njohur nga Ferizaj, Getinjo, i cili këtë gjë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai e ka hapur kapakun e shishes përmes një shqelmi, duke tentuar të tregjë aftësitë e tij në artet marciale.

“Vandami është gjallë njerëz, plus nuk ma ka mbajtur shishen askush. Tash njerëzit thonë kapaku i liruar jo andej, jo këtej, #bottlecupchallenge. Hajde krejt shoqëria ime të bëjnë tag, dhe të më bëni tag”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e kësaj videoje.

Mbetet të shihet nëse edhe ndonjë nga të famshmit do ta pranojnë këtë sfidë. /Telegrafi/