Telegrafi

Getinjo prezanton veturën e tij luksoze

Foto: Getinjo/InstaStory

Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është çdo herë aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, reperi ka vendosur që të prezantojë për fansat në InstaStory një fotografi të veturës së tij më të re luksoze.

Vetura “Mercedes” të cilën e vozit Getinjo (Foto: Getinjo/InstaStory)

Ai vozit një veturë të tipit “Mercedes” ngjyrë blu, të cilën reperi e ka blerë me kursimet e veta.

Duket se të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë 27-vjeçarit nga Ferizaji që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Në fillim-verën e këtij viti, ai njoftoi bashkë me vëllanë e tij, Mozzikun, se nuk do të ishin pjesëmarrës në koncerte këtë verë.

Lexo po ashtu Mozzik publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria bashkë me Getinjon

Mirëpo pavarësisht kësaj, ata nuk kanë munguar në aspektin e prurjeve muzikore.

Getinjo muaji ne kaluar publikoi këngën e tij më të re “Ti ngele”, e cila u pëlqye shumë nga fansat. /Telegrafi/