Artisti i njohur shqiptar, Getinjo, si çdo reper tjetër është paragjykuar mjaft shumë për tekstet e disa prej këngëve.
Ai ka qenë në kritika të mëdha për shkak të përmbajtjes e po ashtu edhe fjalëve banale që ka përdorur.
Në një bisedë brenda BBVK-së me Artanin, ai ka folur rreth kësaj pjese dhe projekteve muzikore.
I njëjti madje ka dhënë edhe një mesazh për fëmijët rreth këtyre këngëve që përmbajnë fjalë banale.
“Çdo këngë në Kosovë dhe nëpër botë është 90 për qind aktrim dhe 10 për qind tuk tuk diçka. Ato gjëra janë vetëm përse duhet thënë janë reklamë pasqyrë e shoqërisë”, u shpreh ai.
“Në asnjë tekst në këngë të reperëve nuk është e cekur që fëmijët po bëjnë diçka, fëmija që e ka moshën deri në 16 vjeç prej 10 deri në 16 ose prej 6 nuk kanë nevojë që t’i marrin serioz ato fjalë dhe nuk kanë nevojë t’i përvetësojnë. Të thonë unë jam kështu, por nuk je si unë. Nuk e kupton. Ajo po mbet. Nuk mundet të ndryshohet”, tha më tej reperi.
Getinjo në anën tjetër shtoi se kjo është arritur më shumë për shkak të teknologjisë dhe se secili që është në moshën 18-vjeç duhet të verifikohet.
“Teknologjia e bënë këtë punë. Teknologjia duhet të bëjë një ID. Një njeri ka një pasaportë që të hap shembull qasje në YouTube, Instagram, Twitter me pasaportë. Nën 18 vjet nuk guxon të hap fare”, thekson 31-vjeçari. /Telegrafi/