Site icon Telegrafi

Getinjo për tubimin e fansave në qytete: Faleminderit qytetarë për mbajtjen e maskave

Getinjo dhe Mozzik (Foto: Instagram/getinjo)

Rep-artisti i njohur, Getinjo, që në fillet e para në industrinë muzikore ka rrëmbyet zemrat e mijëra fansave.

Kështu, pas një kohe fokusin ai e ka vënë më shumë tek vëllai i tij, Mozzik, të cilët gjenden në pothuajse secilin vend së bashku.

Edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë), gjatë shpërndarjes së albumit “Mozzart” nuk kishte munguar as mbështetja e reperit.

Pas urdhrave të policisë, aktiviteti i tyre në disa qytete të Kosovës, për shpërndarjen e albumit është anuluar, për shkak të rrezikut nga pandemia coronavirus.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Getinjo ka vendosur që pa marrë parasysh ndërprerjes, t’i falënderoj fansat për mbajtjen e maskave.

“Faleminderit qytetarë për mbajtjen e maskave”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Sidoqoftë, pak më parë Mozzik erdhi me një mbishkrim ku fajësoi mediat që shkaktuan panik, e që rezultoi me ndalimin e shpërndarjeve të albumit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version