Telegrafi

Getinjo paralajmëron projektin e ri “50”

Hip hop ylli, Getinjo, së shpejti pritet të publikojë projektin e ri të tij.

“50” titullohet projekti i ri i reperit shqiptar i cili vjen me një këngë pas shumë kohësh.

Kënga është punuar nga 2 Euro Records, një kompani e formuar së fundmi nga dyshja e dalë prej On Records.

Videoklipi po punohet nga Imagine Films që edhe kanë lansuar një video të shkurtër paralajmëruese.

Foto: Instagram

Për Getinjon ky pritet të jetë projekti i madh rikthyes pas largimit nga On Records.

Me largimin nga On Records është janë fshirë edhe të gjitha videoklipet e mëparshme dhe tash priten krijime të reja nga reperi. Getinjo pati sukses të madh me vëllain Mozzik, por tash gjenden në një konflikt gjyqësor me ish menaxherin e tyre, Met Elshani. /Telegrafi/

Getinjo me skena ‘të nxehta’ në klipin e vjetër “Helem”.