Reperi ferizajas, Getoar Aliu, apo siç njihet me emrin artistik, Getinjo, ka paralajmëruar albumin e ri.
Pas projekteve të njëpasnjëshme që ka sjellë përgjatë kësaj kohe, ai ka bërë të ditur se është duke punuar edhe në albumin e ri.
Përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij InstaStory, 28-vjeçari thotë se ky do jetë albumi më i mirë në repin shqiptar.
“Po de po… Keni menduar se jam duke fjetur e nuk po bëj asgjë. Albumi im do të hyjë në listën e albumeve më të mirë ndonjëherë në rap shqip”, ka shkruar ai në postim.
Përveç tij, edhe Mozzik tash e një kohë është duke punuar në albumin e ri, madje njërën prej projekteve ka thënë se do t’ia dedikojë vajzës së tij, Hanës.
Ndër tjerash, projekti i fundit që ka publikuar Getinjo është “Selfmade” në të cilin flet për rrugëtimin e tij, projekt ky që deri më tani ka mbledhur mbi një milion shikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/