Site icon Telegrafi

Getinjo nxit aludime tek fansat për një lidhje dashurie

Getinjo Foto: Instagram/getinjo

Rep artisti i njohur, Getinjo, është ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai për vite të tëra ka qëndruar aktiv me prurjet muzikore, të cilat janë pritur mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij.

Sa i përket jetës personale, reperi nuk ka preferuar që në paraqitjet e tij të zbulojë shumë.

Foto: Instastory

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka nxitur aludime tek fansat, se ndonëse mund të jetë në lidhje.

Në njërin imazh ai ka shkruar: “Ish-të dashura, ma bëni ‘block’ pasi do iu shkruaj sonte”.

Foto: Instastory

Ndërkaq, Getinjo kishte publikuar edhe një fotografi tjetër, duke përmendur se ‘ka harruar’ se është në lidhje.

Pas këtyre dy mesazhe që ai përçoi, në faqet rozë po qarkullon lajmi për artistin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version