Reperi Getinjo i cili është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për këngët e tij, duket se së fundmi ka ndërmarrë një veprim të çuditshëm.
Ai së fundmi publikoi një fotografi nga fëmijëria në llogarinë e tij personale në Instagram, ku tregonte dukjen e tij si i vogël.
Por përveç asaj fotografie, në Instagramin e reperit nuk mund të gjesh më asnjë tjetër fotografi të tij!
Kjo pasi ai ka vendosur që t’i heqë të gjitha, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe me numrin e ndjekësve, duke i fshirë të gjitha personat që i ndiqte.
Nuk dihet arsyeja që ka çuar reperin në këtë veprim, megjithatë duket se Getinjo ka vendosur që të ketë më shumë privatësi, dhe të nisë një valë të re postimesh nga e para në këtë rrjet social.
Në anën tjetër, mos-ndjekja e asnjë personi në rrjetin social Instagram është një trend i disa prej yjeve me famë botërore si: Eminem, Beyonce, etj. /Telegrafi/