Telegrafi

Getinjo: Nuk jam mësues, ama jap mësim

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është shumë i pëlqyer për këngët e tij.

Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit 2018 me projekte, gjersa së fundmi bashkë me të vëllanë, u është rikthyer edhe koncerteve.

Getinjo është shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të tijën, të realizuar në koncertin e fundit, të cilën e ka shoqëruar me ritmet e këngës së re.

“Nuk jam mësues, ama jap mësim”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e fotografisë, vargje të cilat janë pjesë e këngës së tij të fundit “Kryevepër”.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga fansat në hapësirën për komente.

Në muajt në vazhdim, reperi pritet të prezantojë për fansat projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/