Site icon Telegrafi

Getinjo ndan një moment nga fëmijëria krah të ëmës dhe Mozzik: Me pak gjëra, por kemi qenë të lumtur

Ata janë dy nga reperët e skenës muzikore shqiptare, të cilët kanë punuar mjaft shumë për të gëzuar sukseset e ditës së sotme.

Fjala është për vëllëzërit Getinjo dhe Mozzik, marrë parasysh se dyshja kishin një jetë të vështirë si fëmijë.

Megjithatë, së fundmi ka qenë vet Getinjo ai i cili ka kujtuar një nga momentet e lumtura të familjes së tij.

I njëjti ka ndarë një fotografi në Instagram, ku shfaqet përkrah të ëmës dhe vëllait të vogël, Mozzik.

“Me pak gjëra, por kemi qenë të lumtur. Familja është gjithçka”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkaq, fansat reaguan menjëherë në hapësirën për komente duke shprehur përkrahjen e tyre për të dy artistët.

Getinjo dhe Mozzik (Foto: Instagram)

Getinjo dhe Mozzik përndryshe numërojnë vite të shumta në skenë dhe deri më tani kanë realizuar një sërë projektesh të suksesshme. /Telegrafi/

Exit mobile version