Reperi i njohur Mozzik ka qenë mjaft i përfolur muajve të fundit për jetën e tij private.
Ai para ca muajsh filloi një lidhje me bukuroshen Loredana Zefi, me të cilën më pas u ndanë për një kohë, e së fundmi u ribashkuan sërish.
Loredana në fillimet e lidhjes, për t’iu shmangur pyetjeve të shumta që kishin të bënin me Mozzikin, ishte shprehur se reperin në fjalë e ka vetëm djalë daje.
Kjo deklaratë ka bërë që fansat menjëherë të aludojnë në dyshen se kanë lidhje gjaku mes vete, gjë e cila del të mos jetë e vërtetë.
Në fotografinë që Mozzik publikoi në Instagram pak javë më parë ku shfaqej duke u puthur me të dashurën, fansat kanë komentuar me kritika dhe të habitur rreth faktit se mos ata janë me të vërtet kushërinj.
Mirë ka qenë Getinjo ai i cili ka sqaruar së fundmi për emisionin “Mirage” se në fakt, çifti në fjalë nuk kanë lidhje familjare mes vete.
“Super janë të dy… vetëm Mozzik e ka çikë të hallës (në thonjëza), unë s’e kam, unë e kam kunatë”, ka thënë Getinjo. /Telegrafi/