Telegrafi

Getinjo: Le të mos bëjmë asgjë ilegale

Getinjo (Foto: Instagram/getinjo)

Pandemia coronavirus ka bërë që shumica e popullsisë të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, por edhe pas lehtësimit të masave disa gjëra kanë mbetur të parealizueshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi me prejardhje nga Ferizaj, Getinjo, ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që do të duhet të kalojnë verën e këtij viti në shtëpi.

“Të gjithë ju që jeni në shtëpi këtë verë, le të mos bëjmë asgjë ilegale. Unë do të bëj 50 milionë dhe më pas do t’i dhuroj disa miliona njerëzve”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

 

Getinjo anipse i izoluar në shtëpi, ka sjellë projekte të ndryshme në industrinë muzikore që kanë rezultuar mjaft të pëlqyer.

Lexo po ashtu “Baby Baby”, Getinjo publikon projektin e ri muzikor

Sidoqoftë, reperi është ende duke shijuar suksesin e dy këngëve të realizuara gjatë pandemisë, projektit “Rash” dhe “Baby Baby”. /Telegrafi/