Telegrafi

Getinjo lanson projektin e ri “Selfmade”

Hip hop ylli, Getinjo, ka lansuar projektin e ri të tij.

Kënga titullohet “Selfmade” dhe vjen me videoklip.

Reperi i njohur nga Ferizaj që është nën ombrellën e 2 Euro Music befasoi me projektin e ri duke mos bërë ndonjë paralajmërim.

Kënga në dy ditë nga lansimi ka arritur afro gjysmë milionë klikime.

Kënga është punuar nga MJProdGee.

“Para Sempre” me Mozzikun ishte hiti i fundit nga Getinjo. /Telegrafi/