Telegrafi

Getinjo lanson këngën e re “Fenomenal”

Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Getoar Aliu – Getinjo, ka lansuar së fundmi këngën e re.

“Fenomenal” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për muzikën është përkujdesur Izsogood.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja është realizuar nga Ideal Ebibi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

31-vjeçari vjen me tematikë të ndjeshme duke treguar gjëra nga e kaluara e shumëçka tjetër.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e 2Euro Music.

Getinjo përndryshe që nga fillimi i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor. /Telegrafi/